Sahit Dollapi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas dhunës së ushtruar nga policia

541
Sigal

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale pas traumës që iu shkaktua nga dhuna e Policisë në protestën e 11 Majit.

Sahiti u operua në shpatull dhe sipas informacioneve më të fundit operacioni ka rezultuar me sukses dhe gjendja e tij shëndetësore duket e stabilizuar.

Dollapi u dhunua me shkopinj gome nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë momentit që po përpiqej të mbante demonstruesit që të mos godisnin Policinë.

Më pas ai u mbajt i lënduar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, derisa me ndërhyrjen e opozitës dhe të Presidentit Meta, u shoqërua për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë.