Operacioni i drogës në Portin e Durrësit, zbulohet pesha e kokainës së gjetur në kamion

261
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i drogës në Portin e Durrësit.

Mësohet se sasia e kokainës së sekuestruar nuk është ajo e cila u raportua fillimisht.

Pas përfundimit të peshimit nga grupi hetimor rezultoi se pesha totale e gjetur brenda një kamioni është 324 kilogramë e 400 gramë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut që po kalonte transit drejt Italisë.

Kamioni drejtohet nga 40-vjeçari Nazif Ajroski nga Maqedonia e Veriut , i cili edhe u arrestua nga policia.