Operacion për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh në Elbasan, deri tani janë lëshuar 25 urdhër ndalime

188
Sigal

Një megaoperacion është zhvilluar në Elbasan për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh.

Burime bëjnë të ditur se janë lëshuar 25 urdhër ndalime të lëshuara nga një grup prokurorësh nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi.

Në operacioni marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Mësohet po ashtu se ka nisur ekzekutimi i urdhër ndalimeve. Ndërkohë në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga policia.