Dyshohet se aksidentoi për vdekje biçiklistin, arrestohet shoferi 22 vjeçar

166
Sigal

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një 22 vjeçar autor i dyshuar i aksidentit me vdekje të ndodhur një ditë më parë.

Sipas uniformave blu i ndaluari është shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç.

57 vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.