Shpërthim tritoli në një banesë në Pogradec, tronditen familjarët

186
Sigal

Familjarët në një banesë në fshatin Starovë të Pogradecit janë tronditur gjatë mesnatës kur një sasi lënde plasëse shpërtheu, fatmirësisht pa shkaktuar as më të voglin dëm.

Ishte ora rreth 03:30 kur në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Forcat e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.