Operacion i përbashkët italo-shqiptar, arrestohen 3 trafikantë droge

402
Sigal

Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë solli arrestimin e dy shtetasve italianë dhe një shqiptar.

Operacioni policor i koduar “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, autoriteteve policore italiane dhe misionit INTERFORZA, u zhvillua operacioni i përbashkët policor i koduar “Transportuesi 2018”.

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.