Babë e bir humbën jetën gjatë përmbytjes, Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat në familjen Rushaj

116
Sigal

Kuvendi ka mbajtur këtë të enjte një minutë heshtje në nder të familjes Rushaj nga Malësia e Madhe, ku babë e bir humbën jetën të dielën nga reshjet e dendura të shiut, pasi rrjedha e përroit mori me vete makinën ku ata udhëtonin.

Pjetër e Jason Rushaj ndërruan jetë pasi u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.

Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.