Operacion antidroge në Shqipëri, 30 të shoqëruar në Tiranë, Kukës e Shkodër

376
Sigal

Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar operacion antidrogë në disa qytete.

Si pasojë e operacionit janë shoqëruar në polici 30 persona në Tiranë, Shkodër dhe Kukës.

Operacioni i ditës së sotme është konkludim i një pune hetimore një vjeçare, ku në objektiv ishin persona që dyshohet se kultivonin kånabis, të cilët janë mbajtur në vëzhgim.