“Open Ballkan”Kryeministri i vendit më të varfër e korruptuar në rajon shkon me avion personal në panair në Beograd

161
Sigal

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi në rrjetet sociale momentet kur zbriste nga avioni privat. Në Beograd, mbahet samiti i “Ballkanit të Hapur”. Ai shfaqet tek zbret i vetëm nga shkallët e avionit Air Albania, që në këtë rast dhe të tjerë, po përdoret si avion personal i kreut të qeverisë. Pjesa tjetër se çfarë është nisma e tij “Ballkani i Hapur” dhe synimet e saj, janë tjetër histori. Kryeministri e quajti nismën “Ballkani i Hapur” më shumë se një projekt ekonomik. Në fjalën e tij nga Panairi i Verës që është zhvilluar në Beograd, Rama tha se nisma është një projekt për të jetuar në paqe. Kryeministri u shpreh se edicionet e tjera do të kalojnë edhe në kryeqytetet e tjera, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka një rritje të sipërfaqes që mbillet me vreshta, ku përmendi edhe rritjen e eksporteve me Serbinë.  “Këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë. Potenciali është i madh, këto janë hapat e parë të rritjes. Ashtu sikundër eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, flas për bujqësinë janë rritur me 30% edhe me Maqedoninë e Veriut, pak më pak, por këtu. Kaq na mjafton ta çojmë përpara këtë nismë. Kjo është nismë që na takon ne njerëzve që punojmë. Fakti që jemi së bashku duhet të na bindë se Ballkani i Hapur është shumë më tepër se ekonomi, tregti e politikë. është një projekt bashkëjetese në paqe, një projekt bashkimi në paqe, të një vizioni për të ardhmen.” Kujtojmë se ekspertët dhe analistët e kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si ‘ushtar i Vuçiçit’.