Oferta akademike të larmishme për studentët, në përputhje me tendencat e tregut të punës

113
Sigal

INFO

Mundësia e fundit për maturantët për të zgjedhur degën e preferuar në Universitet është aplikimi online në portalin e maturës në datat 19-21 shtator.

Prof. Dr. Adrian Civici

Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici iu bën thirrje maturantëve të përfitojnë nga kjo mundësi duke zgjedhur këtë Universitet si preferencë të parë. 19 shtator është faza e dytë e aplikimeve, raundi i dytë si mundësi  për maturantët që deri tani, akoma nuk janë regjistruar në universitet, është një mundësi shumë e mirë për të zgjedhur universitetin  dhe degën që ato duan, dhe ne i ftojmë që të vijnë e të aplikojnë dhe të regjistrohen në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, si një universitet me një ofertë akademike të larmishme në përputhje me tendencat e tregut të punës, me gjithë zhvillimet e sotme ekonomike dhe sociale.

Bursat e studimit

Civici shprehet se: Natyrisht, përfitimi i këtij raundi të studentëve që regjistrohen në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë është i lidhur dhe më të gjithë mundësitë, që ky universitet i jep studentëve për bursa të ndryshme, qoftë bursa sociale, ekonomike, bursa talenti, apo ekselence  për ato studentë që aplikojnë , jo vetëm për t’u regjistruar, por edhe për të përfituar këto bursa.

Tregu i punës

Këtë vit akademik tendenca e zgjedhjes të shkollës së lartë ka qenë më afër tregut të punës , duke u orientuar në ato degë që kanë më shumë mundësi punësimi. Tendencat kryesore të regjistrimeve dhe kërkesave në këtë vit të ri akademik, ndjekin tregun e punës dhe zhvillimet ekonomiko-sociale që ka jo vetëm Shqipëria dhe Rajoni, por akoma më gjerë në nivel europian dhe ndërkombëtare. Dhe janë të fokusuara kryesisht si preference në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, informatikë. Në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Financës përfshirë këtu menaxhimin dhe marketingun, natyrisht ka një interes të shtuar për ofertën më të re akademike që ne kemi tashmë, Fakultetin e Shkencave Mjekësore në degë si infermieria, fizioterapia apo teknikat mjekësore dhe natyrisht, kjo, shoqërohet dhe me një vazhdim të interesit dhe të vëmendjes për Fakultetin e Drejtësisë  dhe Shkencave Humane, i cili përfaqëson një fakultet që formon studentë dhe specialistë në fusha të ndryshme.