Parashikimi i motit, 18 prill 2021

226
Sigal

Kthjellime të shkurtra, vranësira dhe reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit deri afër mesditës kur reshjet lokalizohen në zonat lindore, ndërsa kthjellimet shtohen në pjesën më të madhe të territorit.

Pasditja mbetet me kthjellime e vranësira, ndërsa priten vetëm reshje të pakta në zona të izoluara në lindje. Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, ruhen vlerat skajore të ditës nga 3 në 14-15 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2 ballë.