OBSH/ Tirana, kryeqyteti më i ndotur në rajon

694
Sigal

Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha në botë.
Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Ndotja e
Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, 92% e
popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë
se normat e përcaktuara nga OBSH.

Për sa
i përket Shqipërisë duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së,
Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të
lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit
për 100 mijë banorë.

Ataku i
zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në
Shqipëri: 780. Në total në Shqipëri ka pasur 1,842 vdekje për shkak të
sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në
vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të anketuara.

Ndërkaq,
edhe faqja e sondazhe të perceptimit, “Numbeo”, e rendit Shqipërinë ndër vendet
me ajrin më të ndotur në rajon.

Ndotja në Shqipëri

Sipas
sondazheve të mbledhura këto 3 vitet e fundit, “Numbeo” e rendit në vendin e të
dytë të perceptuar më ajrin më të ndotur në rajon. Ndërkaq për Shqipërinë ka
pakënaqësinë më të madhe në rajon për sa i përket trajtimit të mbetjeve.
Gjithashtu vendi ynë perceptohet si vendi më ndotjen më të madhe të ujit te
pijshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe i dyti në Ballkanin
Perëndimor për papastërti.

Ndotja në Tiranë

Pas
kryeqytetit maqedonas Shkupi dhe kryeqytetit boshnjak Sarajeva, kryeqyteti
shqiptar Tirana, sipas “Numbeo”-s, perceptohet si një ndër kryeqyteti më ajrin
më të ndotur në rajon. Gjithashtu sondazhi e ka vlerësuar ndotjen e ajrit të
Tiranës si të lartë. Po kështu Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, pas
atij maqedonas të Shkupit, me vlerësimin më të keq si për trajtimin e mbetjeve
ashtu edhe për papastërtinë. Ndërkaq, sipas “Numbeo”-s, për Tiranën të
anketuarit kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket
gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet/BW