Nxehen gjakrat në Kosovë, paralajmëron kryetari i Mitrovicës: Nëse preket qyteti do të ketë luftë

515
Sigal

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se, “nëse preket qyteti i Mitrovicës”, në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, “do të ketë luftë”. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim për shënimin e 19-vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, njofton Klan Kosova. Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19-vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb, duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.