Kreu i AMA, PD: Procedurat janë farse, s’ka asnjë vend vakant

467
Sigal

Për Partinë Demokratike, Endira Bushati është ende në krye të AMA-s. Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se degjesa e djeshme në Komisionin e Medias për kandidatët për kryetar të AMA-s ishte një farsë sepse sipas tij posti i kryetarit të AMA-s nuk është vakant.

“Rama-meta u rrekën me amendamente peza e memo fallso, në shkelje të ligjit që vetë e kishin votuar, në përpjekje për të shkarkuar kryetarin e ligjshëm. Eshtë farsë sepse ligji i votuar edhe nga socialistët parashikon eliminimin e kandidaturave nga opozita dhe propozimin e dy kandidatëve në seancë plenare. E paaftë të veprojë për shkak të sherrit brenda llojit me motiv babëzinë e klientelizmin, Rama-meta i propozojnë Kuvendit jo dy por katër kandidatë”, deklaroi deputeti demokrat.

Sipas tij kandidatët  e shumicës janë vegla të klientit mediatik të Edi Ramës.