Nuk zbatuan oraret e ecjes në këmbë, ja sa persona u gjobitën nga policia

366
Sigal

Një ditë më parë qeveria përcaktoi oraret për të lëvizur në këmbë, por duket se qyetarët nuk kanë dashur që t’ia dinë për to dhe kanë lëvizur siç ata kanë dashur.

Por policia i ka kapur mat! Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndëshkuar me gjobat 10 mijë lekë secili, 165 persona në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, përsërit sërish apelin për të gjithë shqiptarët: “Qëndroni në shtëpi, zbatoni rregullat”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim