Nuk iu bind postbllokut të policisë dhe u largua, ‘blindohet’ në qeli ish-polici

422
Sigal

Tre ditë më parë, një ish-polic emri i të cilit është Mirsad Kuçana, nuk ju bind një postblloku policie dhe në ndjekje e sipër goditi një makinë të policisë rrugore.

Momentalisht mësohet se ish-polici është lënë në burg.

  1. Kuçana, ka dalë dje përballë gjyqtarit Kreshnik Omari, ku është njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” që ka kërkuar prokurori i çështjes Etien Kapo.

Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, Kuçana ka dhënë vetëm gjeneralitet e tij, ndërsa mbrojtjen në gjykatë e mbuluar avokati i tij, i cili në fund të parashtrimeve para gjyqtarit Omari, kërkoi caktimin e një mase më të butë për Mirsad Kuçanën.

Por, nga ana tjetër prokurori Kapo, ju drejtua gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Kuçanën, për shkak se ai nuk i ishte bindur patrullës së policisë por dhe më pas në ndjekje e sipër e ka goditur atë, duke i shkaktuar dëme dhe pasoja të tjera.

Në fund të procesit gjyqësor gjyqtari i çështjes Kreshnik Omari vendosi të lenë në burg Kuçanën, për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në momentin e arrestimin policia sekuestroi 12 mijë e 400 franga zvicerane, një thikë, disa karta bankare zvicerane dhe një automjet tip BMË. Tropojani, Mirsad Kuçana njihet si mik i Ervis Martinaj. Ai është akuzuar nga prokuroria si një ndër personat ekzekutor të Enton Nikes në vitin 2015 në restorant “Muraga” në Linzë, por në gjykatën e Tiranës është dënuar me vetëm 1.4 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Kuçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015.

Menjëherë, pas kursit 6-mujor të policisë, Kuçana u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në Patrullën e Përgjithshme.

Kuçana ishte larguar nga policia dhe punonte si bOdigard në klubet e natës dhe si roje sigurie në lojërat e fatit në kryeqytet.