Ministria e Kulturës i thotë “jo” kthimit të Hotel Dajtit në Bankë të Shqipërisë

517
Mbas një mbledhjeje që ka nisur në orën 15:00 dhe ka përfunduar në orën 22:00, dje Këshilli Kombëtar i Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, ka kaluar edhe projektin që kthen Hotel Dajtin në Bankë të Shqipërisë. Burime pranë Këshillit Kombëtar të Restaurimit, thanë se pas debatesh të shumta, është miratuar vetëm restaurimi shkencor i godinës dhe se janë anuluar të gjitha shtesat brenda rrethimit, shtesa të parashikuara për parkingje, mjedise depozitimi, mjedise për bonot etj. 
KKR miraton vetëm restaurimin e pjesshëm, dhe anulon të gjitha volumet që i shërbenin hotelit për t’u kthyer në bankë. Për Hotel Dajtin, monument kulture i kategorisë II, Ministria e Kulturës ka të drejtë të vendosë vetëm për pjesën e jashtme. Ligji i trashëgimisë, nuk i jep kompetencë që të vendosë edhe për pjesët e brendshme. Në këtë pikë, kjo ministri dhe KKR pranë saj, nuk ka miratuar asnjë volum të jashtëm që parashikonte projekti i kthimit të hotelit në bankë. 
Parë nga ky këndvështrim, është miratuar vetëm gjysma e projektit, por gjysma e anuluar penalizon gjysmën e miratuar. Shndërrimi i Hotel Dajtit në zyra për Bankën e Shqipërisë ka hasur më herët pengesa të mëdha. Për shkak se “Dajti” është monument kulture i kategorisë së dytë, projekti restaurues i tij, para se të nisë të aplikohet, duhej të kalonte në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës.
Sigal