Nuk gjenin dot hotelin që kishin prenotuar, katër turistë holandezë “humbasin” në Berat

118
Sigal

Dy turistë kishin prenotuar “online” për tu akomoduar në një “hostel” në Berat por prej disa orësh endeshin “kuturu” në rrugët e qytet.

Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, katër turistë holandezë kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë,të veshur me uniformë policie.

Në ndihmë të tyre më pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë, që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre.

Të lumtur tashmë që më në fund nuk do të endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në “hostel”-in ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare “online”.