Blero i ‘uroi’ ditëlindjen, Afrona Dika në kërkim të një fillimi të ri

194
Sigal

Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin-duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo haptazi.

Afrona festoi ditën e djeshme 30 vjetorin e saj të lindjes.

Për herë të parë pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’, të paktën këtë na ka lënë të mendojmë me postimin e saj të fundit në InstaStory

Ajo që Afrona i uron vetes në ditën e lindjes është një fillim i ri.

Image

“Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar Afrona.

Në këtë 30-vjetor nuk mungoi as urimi i Bleros për të. Këngëtari publikoi një foto në Instastory krahas së cilës vendosi një trëndafil. Nuk e dimë nëse postimi ishte me të vërtetë për Afronën, të paktën kështu u duk.