Nuk do të ketë rritje pensionesh dhe pagash për administratën deri në prill 2025

312
Sigal

Biora Vojka

Gazeta Telegraf

Si u mashtruan mbi 136 mijë punonjës të administratës me lista fiktive për rritjen e rrogave, 580 mijë pensionistë, 60 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe qindra të tjerë me mos rritjen e asistencës si dhe mbajtjen peng qëllimisht të “Minimumit Jetik”.

Askush nuk e mori seriozisht premtimin e Ramës se do të rriten pagat e punonjësve të administratës dhe pensionet. Kjo për të vetmen arsye se ky premtim u bë në kohën kur sapo kishin filluar ethet elektorale dhe se rritja e pagave dhe pensioneve do të niste nga 1 Prilli. Pra hipokrizia ka arritur deri aty, sa “Rilindja” tallet duke mashtruar popullin më të varfër në Europë, për rritjen e rrogave. Madje u fol se nga kjo rritje do të përfitojnë edhe 580 mijë pensionistë dhe 60 mijë persona me aftësi të kufizuar. Dhe kur e gjithë administrata priste rritjen e rrogave, në mënyrë të papritur dhe pa ndonjë shpjegim bindës një prej komisioneve më të rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar shtyrjen e diskutimit për projektligjin, e dërguar me urgjencë nga qeveria, për rritjen e pagave! Ligji i ri, që ndryshonte pothuajse tërësisht ligjin e 17 viteve më parë, të firmosur nga qeveria e kohës dhe, të miratuar nga parlamenti i vitit 2006, nuk arriti të diskutohej në komision dhe u shty për një kohë të pëpërcaktuar. Ligji i ri detyronte autoritetet e financave shqiptare që, menjëherë pas miratimit të tij, të fillonin llogaritjen e rritjes së pagave, për të gjitha kategoritë e deklaruara nga kryeministri, pra për të 135 mijë dhe 826 të punësuar në organikën e qeverisë qëndrore dhe lokale dhe agjencitë në varësi të tyre. Duket se kjo është shtyrë dhe argumenti i përdorur të le një hije dyshimi lidhur me përgatitjen që ka bërë ekzekutivi, saktësisht ministria përgjegjëse për financat, për të siguruar zbatimin e këtij ligji, pra për të gjetur paratë, me të cilat do të rriteshin pagat, duke filluar nga data 1 Prill! Kjo datë ka një histori groteske që lidhet me ditën e “gënjeshtrave”. Nga hulumtimet tona në wikipedia “Dita e gënjeshtrave është dita e parë e muajit Prill, ku falen gënjeshtrat që i bëjmë në këtë ditë. Ne të gjithë kemi dëshirë të relaksohemi pak, duke u tallur me të tjerët dhe, duke e ngritur humorin tonë dhe të shpresohet që të gjithë do të relaksohen mirë në këtë ditë”,- thuhet në këtë portal. Por ne nuk synojmë që të besojmë se edhe qeveria ka pasur këtë humor, kur ka deklaruar se pagat do të rriten pikërisht në 1 Prill. Ndaj 136 mijë punonjës nuk do përfitojnë rritje rrogash, pasi kjo tymnajë u përdor nga qeveria sa për të marrë votat e atyre “trumcakëve” që do e hanë mashtrimin e radhës. Sipas burimeve konfidenciale të ekspertëve që punojnë pranë ekipit qeveritar për kordinimin e burimeve financiare, sigurimeve shoqërore dhe atyre ndërkombëtare FMN dhe BB, rrogat do të rriten vetëm në 1 Prillin e 2025-ës  pra  1 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kjo lojë e qeverisë u përdor qëllimisht për t’u kërkuar bizneseve private të rrisnin pagën minimale, ndërsa vetë shteti edhe pse ka taksat më të larta në Europë në krahasim me pagat dhe rritjen ekonomike, nuk i rriti pagat, madje po mban peng edhe “Minimumin Jetik”. Përcaktimi i “Minimumit Jetik” është detyrim për qeverinë, por nga ana tjetër, ajo do të ndjejë përgjegjë

sinë që ka ndaj qytetarëve, pasi nuk mundet që me një pension 14 mijë lekë, apo përkrahje sociale 9 mijë lekë të jetosh?!

Punonjësit përfitues nga reforma e re e rritjes së pagave

Nga rritja e pagës së parashikuar në projektligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, përfitojnë:

– Rreth 18 mijë punonjës të Administratës Qendrore, për të cilët rritja e pagës bruto do të jetë në masën 24-61%

– Rreth 25 mijë punonjës të Administratës Vendore, për të cilët rritja e pagës parashikohet e shtrirë në dy vite. Në vitin e parë rritja do të jetë minimalisht 6,000 lekë për çdo punonjës, duke filluar nga 1 prill 2023. Vitin e dytë parashikohet rritje më e ndjeshme me efekt financiar 3.2

miliard lekë/vit.

– Rreth 36 570 punonjës të Sistemit Arsimor Parauniversitar, të cilët do të kenë një rritje mesatare prej 23-36%të pagës bruto.

– Rreth 4,237 punonjës të Sistemit Arsimor Universitar, duke nisur nga 1 prill 2023 për të cilët do të realizohet rritja me 20% e kufirit minimal të pagës për titull.

– Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto.

– 6,756 punonjës të Forcave të Armatosura, që përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4-22% për vitin2024;

– Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024.

– Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024.

– Rreth 1.181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe me 12-40% në vitin 2024.

– Rreth 367 punonjës të Shërbimit Diplomatik, të cilët përfitojnë rritjen e pagës për titull në masën 20 % dhe rritjen e shtesës së pagës për kosto jetese me 20%.

– 171 punonjës të AKSHI-t, të cilët përfitojnë rritje të pagës bruto nga 13-49% dhe i fillon efektet prej datës 1 prill 2023.

– 9,000 Punonjës Mbështetës, të cilët përfitojnë 9.3%-17% rritje të pages…

 

REBELIMI I DEPUTETËVE DHE MINISTRAVE PËR PAGAT E REJA

Deputetët e të dy krahëve politikë “bojkotojnë” kryeministrin! Shtyhet miratimi i ligjit të ri për pagat me argumentin se “do të ketë amendime” të ligjit të qeverisë!

Këshilli i Ministrave nuk ka arritur të “detyrojë” deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave të kalojnë për debat dhe miratojnë projektligjin e qeverisë, lidhur me caktimin e pagave, edhe pse fondi për rritjen e këtyre pagave ishte miratuar në buxhetin e vitit 2023 dhe shtesa ishte planifikuar të merrej nga fondi i kontigjencës. Deputetet, në një rast të rrallë, kanë shtyrë, pa afat, miratimin e këtij projekti të qeverisë. Por nuk është ky lajmi! Ajo që i ka “egërsuar” deputetet e të gjithë krahëve politikë, është projekti i qeverisë, që nuk rrit pagat për kategorinë “deputetë” dhe “ministra”! Edhe pas deklarimit të kryeministrit Rama se, pagat do të rriten gjatë këtij viti për të gjithë nëpunësit shtetërore, por deputetët dhe ministrat do të jenë të fundit që do të parashikohet rritja ligjore e pagave, nuk është arsyeja e “mosbindjes” së tyre, për të trajtuar ligjirn e ri dhe për ta miratuar atë. Deklarimi se deputetët do ta miratojnë ligjin e ri pas disa amendimeve (edhe pse këto nuk janë ende publike dhe as që janë depozituar në komision) ka lidhje pikërisht me sistemin e koeficientëve që Ministria e Financave dhe Qeveria ka përcaktuar për disa prej kategorive që preken nga ndyshimi i një ligji të hershëm, të vitit 2006.

“Telegraf” ka analizuar ligjin nr.9584/2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, miratuar në muajin korrik, të vitit 2006 dhe e ka krahasuar atë me draftin e ligjit, që ka mbetur në zyrën e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë.

“Djalli fshishet në detaje” thotë një fjalë e hershme!

Pikërisht, tek tabela nr 1 e ligjit ekzistues që ka të bëjë me koeficientët mbi të cilët llogaritet paga për të gjithë këto struktura të përcaktuara nga korriku i hershëm i 2006-ës. “Telegraf” ka gjetur dhe krahasuar dy tabelat me nr 1, të të dy ligjeve të mësipërm, duke pasur në konsideratë pikërisht detyrimin ligjor që pagat e këtyre niveleve kanë referencë pagën e Presidentit të Republikës. Në këtë projektligj propozohet edhe përcaktimi i pagës së re të Presidentit, duke bërë ndryshimin e vlerës së përcaktuar në ligjin e buxhetit, për vitin 2023. Kjo pagë propozohet të ndryshojë, nga 257 000 lekë në muaj në 425 000 lekë në muaj. Në tabelën në fund të këtij shkrimi lexuesi do të mund të shohë se cilat kategori përfitojnë dhe cilat jo! Dukshëm vihet re se ministrat e qeverisë do të paguhen më pak, nëse miratohet ligji në formën e tij fillestare! Ndërsa shtesa e pagës për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është fare e papërfillshme, vetëm 1000 lekë, pra 157 mijë lekë nga 156 mijë që kanë marrë deri tani! Pikërisht, koeficienti i llogaritjes së pagës së tyre, prej vetëm 0.369 pikë për qindje nga 0.610 që ka qënë, i ka bërë deputetët të kërkojnë amendimin e ligjit! Burime të pakonfirmuara thanë se nuk ka “shans” të ndryshohet drafti i Qeverisë dhe se miratimi i tij do të bëhet brenda muajit Maj për të hyrë në fuqi në qershor të këtij viti! Ministrja Delina Ibrahimaj, e pyetur nga gazetarët në konferencën e fundit të shtypit, pranoi se ligji ishte shtyrë dhe tha se do të jetë gati në mesin e vitit. Ndërsa kryeministri Rama tha se, pavarësisht kur miratohet ligji dhe se “kur deputetët do t’i mbushin mendjen atij se kanë të drejtë”, shtesa e pagave për institucionet e pavarura kushtetuese dhe institucionet e tjera të pavarura, të krijuara me ligj, do të llogaritet që nga data 1 Prill! Pikërisht për këtë buxheti i shtetit ka planifikuar, në aktet e tij të vitit 2023, plot 20 milionë lekë në dispozicion dhe 13 milionë të tjerë, që duhen për të plotësuar strukturën e re të pagave do të merren nga fondi i kontigjencës, i po këtij viti! Pra paratë janë gjendje, ndërsa deputetët vazhdojnë të “rebelojnë” për të mos e kaluar ligjin në seancë plenare!

Ky është një precedent që nuk kishte ndodhur më parë!

Hartimi dhe miratimi i projektligjit të pagave nga Këshilli i Ministrave nuk ishte i parashikuar në programin analitik të akteve të Këshillit të Ministrave, për vitin 2023. Por qeveria kërkoi miratimin e tij me arsyetimin se projektligji synonte mundësimin e zbatimit të vendimit nr.35/2022, të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pagat e magjistratëve; realizimin e një përmirësimi në nivelin e pagave të titullarëve dhe të anëtarëve të organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj, me synimin e krijimit të hierarkisë së pagave të tyre, duke vlerësuar rëndësinë dhe përgjegjësitë e institucioneve, etj.

Ligji i “vjetër” nr.9584/2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, ishte miratuar në muajin korrik, të vitit 2006.  Në atë kohë ky ligj kishte si synim të rregullonte mënyrën e përcaktimit të pagave, shpërblimeve dhe strukturave e organikave të institucioneve kushtetuese e të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, si dhe të përcaktonte rregullat për pagat dhe strukturat për disa institucione të tjera të pavarura dhe disa funksione të larta shtetërore. Në lidhje me miratimin e raportit të pagave të titullarëve dhe të anëtarëve të organeve kolegjiale drejtuese, me kohë të plotë, të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj, u tha se në atë moment nuk pati një analizë që të vlerësonte hierarkinë e këtyre pozicioneve, bazuar në rëndësinë e institucioneve. Koeficientët për disa funksione politike, ku përfshihen Kryetari dhe zëvëndëskryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Zëvëndëskryeministri, deputeti dhe ministri, janë ulur në vlerë absolute për shkak të rritjes së pagës Presidentit, por në vlerë reale paga bruto e tyre nuk ndryshon, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin dhe që është depozituar edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave të Kuvendit!

KRAHASIM-KOEFICIENTET E PAGAVE SHTETËRORE 2006 DHE 2023
Nr Funksioni Raporti 2006 Paga 2006 Raporti 2023 Paga 2023
0 Presidenti i Republikës 0 257.000 0 425.000
1 Kryetari i Kuvendit 0.89 228.000 0.539 229.000
2 Kryeministri 0.89 228.000 0.539 229.000
3 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 0.89 228.000 228.000
4 Zëvendës kryetari i Kuvendit 0.73 187.000 0.442 187.000
5 Zëvendës kryeministri 0.73 187.000 0.442 187.000
6 Avokati i Popullit 0.73 187.000 187.000
7 Kryetari i KLSH 0.73 187.000 187.000
8 Kryetari/zëvendëskryetari i KQZ 0.73 187.000 187.000
9 Ministri 0.73 187.000 0.412 175.000
10 Inspektori i ILDKPI 0.68 174.000 0.700 297.000
11 Zëvendëskryetar i KLD 0.68 174.000 174.000
12 Deputeti 0.61 156.000 0.369 157.000
13 Kryetari i Komisionit të SHC 0.6 154.000 0.600 255.000
14 Kryetari i Bordit të AMF 0.6 154.000 0.600 255.000
15 Kryetari i AK 0.6 154.000 0.400 170.000
16 Kryetar i A. Telekomunikacionit 0.6 154.000 0.600 255.000
17 Kryetar i ERRE 0.6 154.000 0.400 170.000
18 Kryetari i Autoritetit te ERRU 0,6 154.000 0.400 170.000
19 Kryetar i KK të RTSH 0.6 154.000 154.000
20 Anëtar i KQZ 0.6 154.000 154.000
21 Zv/kryetar i KK të RTSH 0.45 115.000 115.000