Pas aktit te ndermarre nge Presidenti Putin, i cili u kundershtua nga te gjitha vendet e perendimit, ka reaguar pak minuta me pare edhe Presidenti Meta. Ne deklaraten e tij kreu i shtetit thekson:
“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.”





















