Video/ Rey Manaj fantastik, shënon golin e tretë në Serie A

262
Sigal

Rey Manaj menjëherë protagonist këte mbrëmje. Sapo nisi ndeshja Bologna-Spezia, sulmuesi shqiptar arriti të kalonte miqtë në avantazh duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm.

Për sulmuesin kuqezi ky është goli i tretë këtë sezon në Serinë A teksa sot i jep avantazhin Spezias që po lufton për mbijetesë në kampionat.

Edhe pse ka shënuar pak, në fakt Manaj është një pike referimi te Spezia e trajnerit Motta që e konsideron atë një titullar fiks për ekipin e tij.