Flet nipi i viktimës në Kavajë: Xhaxhai im kishte dy plumba. Një e vërtetë duhet të dalë, të tre frekuentoheshin

Nipi i Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e Marsida Qatjas, ka folur sot për News 24 dhe ka treguar se Marsida së bashki me policin e Burgjeve, kishin njohje me Dritanin dhe kanë shkuar disa herë tek shtëpia e nënës së viktimës.

“Te tre frekuentohesh, Bledari Marsida dhe Dritani kane shkuar disa here te shtepia e nenes se Dritanit. Xhaxhai im nuk kishte nje plumb por dy, nje ne faqe dhe nje ne kraharor.

Sigal

“Si polic nese kishte nje informacion te tille duhet te njoftonte eproret e mos ta zgjidhte i vetem, me arme jashte sherbimit, nese i kane gjetur edhe droge sic thane, nje e vertete duhet te dale

E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”.