Njëri rreh nënën, tjetri godet me thikë partneren, arrestohen dy persona në Elbasan

394
Sigal

Dy persona janë arrestuar në Elbasan nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Dhunë në Familje”.

Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit: H.H., 27-vjeç dhe B.K., 63-vjeç të dy banues në Elbasan.

Bëhet e ditur se shtetasi 63-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij, e cila pasi ka shkuar në spital dhe ka marrë mjekim më pas është larguar sërish për në banesë.

Ndërsa 27-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

• H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

• B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.