Koordinoi sulmin fatal me armë ndaj Hekuran Billës, gjykata vendos masën e sigurisë për 22 vjeçarin e arrestuar

323
Sigal

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 22 vjeçarin Sebastiano Mali, i arrestuar si bashkëpunëtor për vrāsjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa.

Mali koordinoi ātentatin fatal me ārmë ndaj Billës, mbrëmjen e së enjtes së 11 majit në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

I riu është nipi i Prel Markut, i vrārë me ārmë zjarri më 14 tetor të vitit 2006, për të cilin u dënuā Billa. Hetuesit besojnë se krīmī ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Mali u ārrestua pak ditë pas vrasjes, ndërsa në pranga përfundoi edhe daja i tij, Viktor Marku, i cili u ārrestuā në Mal të Zi.