Pandemia në Kukës, qytetarët “harrojnë” masat anti-Covid

264
Sigal

Kukësi, vijon të jetë në hartën e zonave të prekura nga COVID-19, me katër raste, ndërsa vijon hetimi epidemologjik me qëllim izolimin e kësaj vatre infeksioni.

Por rikthimi i virusit në Kukës, duket se nuk i ka trembur aspak qytetarët të cilët i kanë harruar plotësisht masat anti-covid.

Shqetësimi është ngritur edhe nga autoritetet lokale kur thonë se ka një neglizhencë të qytetarëve në zbatimin e masave. Qytetarët lëvizin të grupuar dhe pa maska mbrojtëse, duke mos zbatuar asnjë nga rregullat e përcaktuara për mbrojtjen nga virusi.

Ndërkohë,strukturat shëndetësore dhe policia e shtetit  kanë intensifikuar kontrollet  në tregje, markete, ambiente dhe institucione publike ndërsa qytetarëve iu është kërkuar të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë.