Njëqind fshatrat e Beratit pa kopshte fëmijësh

868
Objektivisht, arsimi kombëtar ka mbetur dhe mbetet i vështirë për t’u vënë në efiçensë për një “star” të pranueshëm. Eksperimentet e deritanishme mbi “trungun” e arsimit, i kanë shërbyer vetëm korrupsionit e politikës konfliktuale e arrogante shqiptare. Gati “është varrosur” në Shqipëri arsimi parashkollor, veçanërisht në fshat. E kemi dëgjuar të flasë presidenti për parashkollorët? Jo! E keni dëgjuar kryetarin e Qeverisë? Jo! E keni dëgjuar ministren e arsimit? Jo dhe jo! A keni dëgjuar ndonjë deputet e shumë liderë partish të flasin? Jo! Heshtje vrastare për vogëlushët e fshatit…! Sipas verifikimit tonë në rrethin e Beratit, aktualisht janë njëqind fshatra të rrethit, që nuk funksionojnë kopshtet e fëmijëve dhe ky analfabetizëm parashkollor ka disa “katërvjeçare qeverie”. Në 11 familje fshati i takon të jenë, një apo dy vogëlushë i moshës parashkollore. Po sa qindra familje fshati kap “rezultati i analfabetizmit” në Berat? Sigurisht, evidencat e sakta le t’i bëjnë përgjegjësit e arsimit. Indiferentizmi ndaj arsimit parashkollor, veçanërisht në fshat siç e cilsuam më lartë është gati një harresë sociale, psikologjike, kombëtare e shumëvjeçare. Prurireformat dhe “alla” reformat arsimore çdo qeverie shqiptare e kanë çuar këtë kategori arsimore në “kanionet” e krimit kombëtar, pavarësisht se qeveritë justifikohen e përformohen reformatorë të plotë të një shteti me rilindje e qasje evropiane. 
Ankesat e banorëve në Plashnikun e Madh
Shumica e fshatit Plashnik dhe fshatit fqinjë, Lugas janë larguar, për rënien e nivelit të shkollës e më pas mbylljen e saj…, kur dikur dy fshatrat tona kishin mësuesë, mësuesit më të mirë të rrethit. Sot na thonë që, fëmijët tanë të vazhdojnë shkollën në Molisht apo në Tërpan. Po, si do të venë ata, vetëm në këmbë në këto dy shkolla, kur rruga, përmes gërxheve, pyjeve plus nja dy a tre përenjve? Në këto rrugë s’kalon dot mushka e jo mjeti (për ndonjë automjet privat, që të paguajmë, se shteti nuk ka interes! Dhe, banorët e këtij fshati malor vazhdojnë: “Ka 20 vjet që në Plashnik e në 13 fshatrat e ish komunës së Terpanit s’ka kopshte fëmijësh(!) E kemi “harruar” këtë pjesë të arsimit, kur, dikur nëse s’vinte fëmija rregullisht në kopësht fshati “veshin ta bënin tërkuzë…”. Ç’është kjo, more mik, reformë, apo kriminalitet(!). Duke ecur në linjën e vëzhgimit, shtojmë se, institucione të arsimit parashkollor s’ka edhe në rreth 70 fshatra malore e kodrinore të ish komunës Sinjë, Vërtop, Rohnik, Velabisht, Otllak e Lumas. Qeveritë tona (dje edhe sot) s’e shprehin hapur indiferentizmin apo mos angazhimin e tyre shtetëror ndaj kësaj kategorie arsimi… Por, nëse reagon, merr përgjigjen se, edhe arsimit parashkollor i kanë dhënë “udhë…”, pra, edhe ata të shkojnë me nxënësit e tjerë në shkollat e zonës. Ky është një justifikim vrastar i këtij shteti, që në “ndërgjegjien” e filozofinë e tij kërkon koloni të tëra analfabetësh dhe jo të bëjë përpjekjen e detyrueshme shtetërore. Fjala vjen, si mund të shkojnë 4 apo 5 vjeçarët e Plashnikut të Vogël, Osmënzezës, Molishtit apo Levanit në kopështin e Sinjës, me “furgona rrangallë” të privatëve të papërgjegjshëm, kur rruga është e largët e në shkollë “dhomë kopështi” s’gjejnë ngrohtësinë e komoditetin e duhur fëmijnor, pavarësisht përpjekjeve njerzore të edukatorëve!? Këtë largësi e “xhangallizëm” qeveritarë, se përballojnë dot as nxënësit e klasave të para e të dyta. Kështu, në fshat prodhohen vetëm analfabetë e rriten fëmijë të traumatizuar. A, nuk është krim, ky?! Variantet justifikuese se dhe “urdhërat” të shtetit mbi shkollën, veçanërisht në fshat janë të ndryshme, ku, shumë herë ato s’mund të realizohen, për pamundësi objektive nga komunitetet e fëmijëve-nxënës në shkollat publike. Ja dhe një fakt tjetër: Në fshatin Koritëz, nxënësit e 9 vjeçares cikli i lartë, e një numër fshatrash të tjerë, të ishkomes e Lumasit detyrohen të shkojnë në Lumas- Qëndër, në këmbë, se s’ka infrastrukture rrugore dhe mos interesim shtetëror…
Po parashkollorët?
“Nëse doni arsimimin e tyre, çojini fëmijët në Lumas, a gjetkë”, është përgjigja e shtetit. Shqetësime të kësaj natyre dëgjuam edhe në 6 fshatra të tjera të Lumasit, një deri dy orë larg nga “kopësht-shkollat” e qendrës së Lumasit. Këtu s’bëhej fjalë fare, për Dardhën, Kostrenin, Luzaj, apo në anën tjetër, Dodoveci, Vokopola, Panariti, Çorogjafi, që kopshtet e fëmijëve kanë rreth 20 vjet, që janë mbyllur. Simas programeve mësimore aktuale, parashkollorët duhet të përvetësojnë formatet e abetares dhe elementët e nevojshëm të lëndëve të tjera, por mbi të gjitha duhet të “kalisin” steriotipin dinamik të tyre, për vijueshmërin e rregullt të shkollës. A e mendon shteti dhe struktura të tjera të shoqërisë, mos vijimi i arsimit parashkollor, i qindra fëmijëve fshatra të Beratit, duke i lënë me pasoja arsimore e intelektuale për gjithë jetën!? Po, sa mijëra e mijëra të tjerë fëmijë fshtarë shqiptarë ka pa kopshte fëmijësh!? Përgjigja më e mirë do të ishte thënia e Leon Tolstoit, drejtuar fshtarëve rus “muzhikë të dashur…, dërgoni fëmijët tuaj në shkollë, se, në të kundërtën…, një nga sytë tuaj do të mbetet përjetësisht i verbër”. Dhe “stepën siberiane” të diturisë, në komunitetin shqiptar, e ka sjellë vetë shteti.


Sigal

Sebastjana Begaj