Një stërvitje 15-minutëshe për ju, nga trajneri personal i Hailey Bieber!

146
Sigal

Më poshtë do të gjeni një stërvitje të plotë që nuk do t’ju marrë më shumë se 15 minuta, përgatitur nga Rhys Athayde, themelues i aplikacionit Phantom Fitness dhe trajner personal i shumë personazheve të njohur si Hailey Bieber, Kaia Gerber etj.

Rhys thotë se një përzierje e stërvitjes, hidratimit dhe një regjimi të shëndetshëm – është sekreti i vetëm që ekziston për të patur fizikun dhe shëndetin që dëshironi.

Stërvitja e mëposhtme është e përshtatshme edhe për ju që jeni në lëvizje, udhëtoni shpesh apo për momentin jeni me pushime.

Plotësoni çdo set nga dy herë, përpara se të kaloni te tjetri. Kryeni çdo lëvizje për 30 sekonda, pastaj shkoni direkt në lëvizjen tjetër. Pushoni për një minutë midis seteve.

A

Reverse lunge to front kick (këmba e djathtë)
Reverse lunge to front kick (këmba e majtë)
Alternating curtsy lunges
Walkouts
Jump squat

B

Reverse lunge with twist (këmba e djathtë)
Reverse lunge with twist (këmba e majtë)
Burpee with push-up
Mountain climbers
Jump squat
Skaters

C

Leg lifts
Bicycle crunches
Push-ups
Forearm plank with alternating hip dips