Një monedhë në frigorifer

602
Një truk i thjeshtë tregon nëse është i sigurtë të konsumohet ushqimi që keni lënë në frigorifer apo jo. Kur largohemi nga shtëpia, mund të shkëputet energjia elektrike dhe si pasojë mund t’ju prishen ushqimet. Kur rikthehet energjia, ato ngrijnë sërish dhe ju nuk e dini se çfarë gjendjesh kanë kaluar. Kjo është tejet e rrezikshme sepse disa ushqime janë rrezik për shpërndarjen e salmonelës dhe baktereve tjera. Prandaj, mbushni një gotë me ujë dhe futeni në ngrirje. Kur të jetë bërë akull vendosni një monedhë sipër dhe rikthejeni në frigorifer. Nëse e gjeni monedhën në fund të gotës, kur të riktheheni nga pushimet, duhet ta hidhni ushqimin menjëherë. Kjo do të thotë se për një kohë nuk ka pasur energji dhe ushqimi është shkrirë.
Sigal