Një grua grabitet dhe vritet, trupi i pajetë gjendet i lidhur me litar

584
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Nga banorë të zonës është bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit këtë të martë, dhe dyshohet se është vrarë.

Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë e cila mund edhe ti ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Por këtë të martë, pasi kanë kërkuar gjithkund, familjarët kanë shkuar pranë rezervuarit ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të gruas, të lidhur me litar. Mësohet se nga ana e bluve janë shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.