Janë zbardhur detaje të reja nga incidenti i ndodhur në Rinas, në orën 15:00 ku një avion i vogël privat ka pësuar defekt në goma dhe ka dalë jashtë piste në kohën kur po ulej në Rinas.
Burimet bëjnë me dije se avioni vinte nga Zvicra dhe në bord gjendej vetëm piloti me familjen e tij.
Mësohet se incidenti ka ndodhur për shkak se avionit privat nuk i është hapur goma duke bërë që ai të përplaset në Rinas. Mësohët se nga ky incident nuk ka asnjë shettas të lënduar.



















