Sulmet kibernetike në Shqipëri dhe në disa vende të botës, media iraniane nxjerr foton e një tjetër hackeri: Kush fshihet pas drejtimit të grupit të Gardës Revolucionare

112
Sigal

Iran International ka publikuar foton e një tjetër hackeri që thuhet se është pjesë e sulmeve kibernetike të ndërmarra në disa vende të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për Reza Salarvand, i cili thuhet se drejton grupin e hakerave të Gardës Revolucionale.

Ku i fundit është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian).

Ekipi i Salarvand ishte përgjegjës për përgatitjen e një baze të dhënash të objektivave për sulmet kibernetike, duke përfshirë anijet e ngarkesave, stacionet e benzinës dhe qendrat e kontrollit detar në SHBA dhe gjetkë.

30-vjeçari ka një diplomë bachelor në inxhinierinë e Teknologjisë së Informacionit nga Dega Jugore e Universitetit Azad të Teheranit me një notë më të ulët se mesatarja prej 13, sipas certifikatës së tij BS.

Të hënën, Iran International publikoi foto të hakerave iranianë që janë përgjegjës në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.

Sulmet kibernetike në Shqipëri dhe në disa vende të

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj, ndërsa forcat e saj të sigurisë hynë në kompleksin e ambasadës duke kërkuar prova.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe ministrit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetje për shtetin e saj anëtar Shqipërinë.