Meta vendos lule në memorialin e “Portella della Ginestra”: Krenar për sakrificat dhe kontributin e komunitetit arbëresh të Siçilisë në luftën kundër mafies

147
Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë rrugës nga Palermo për në Horën e Arbëreshëve është ndalur në në memorialin e “Portella della Ginestra”.

Meta ka nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme të një prej masakrave më të përgjakshme në historinë moderne të Italisë, të 1 majit 1947.

“Rrugës nga Palermo për në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), kryeqendrën arbëreshe në Siçili, nuk mund të mos ndalesha për të vendosur një buqetë me lule në memorialin e “Portella della Ginestra”, për të nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme të një prej masakrave më të përgjakshme në historinë moderne të Italisë, të 1 majit 1947.

Krenarë për sakrificat sublime dhe kontributin e Komunitetit Arbëresh të Siçilisë në luftën kundër mafies, mbështetjes së shtetit ligjor dhe demokracisë në këtë rajon dhe në mbarë Italinë”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.