Nisin reshjet e borës në juglindje të vendit! Nuk ka problematika, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes

33
Sigal

Nisin reshjet e borës në juglindje të vendit. Prezencë të borës ka pasur në aksin nacional Korcë-Pogradec në disa pjesë të këtij aksi dhe në majë të Qafë Thanës.

Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar duke mos krijuar problematika në rrugë por megjithatë ka pasur prezencë të borëpastrueseve përgjatë akseve për të shmangur problematikat që mund të krijohen nga moti.

Reshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.

Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.