Partizani barazon me Teutën e vendit të fundit, Keko sërish deçiziv për të kuqtë

80
Sigal

Ditën e sotme është zhvilluar sfida e prapambetur e Superligës shqiptare mes Partizanit dhe Teutës. Takimi u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës dhe u mbyll me rezultatin 1-1.

Të parët që shënuan ishin “Djemtë e detit” me Peposhin në minutën e 26′.

Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri i të kuqve Arbër Abilaliaj bëri disa zëvëndësime duke aktivizuar Buxhelajn, Vilën dhe Victor. Pas shumë përpjekjeve erdhi dhe goli i barazimit me Albers Kekon në minutën e 76′.

Sulmuesi bëhet sërish deçiziv me golat e tij. Kujtojmë disa ditë më parë në derbi shpëtoi Partizanin nga disfata, duke ardhur nga stoli dhe duke shënuar golin e barazimit ndaj Tiranës.

Ky barazim ndaj Teutës është i katërti rradhazi për Partizanin, që e sheh veten sërish në vendin e dytë me 30 pikë, 3 më pak se Egnatia kryesuese.

Sakaq, durrsakët janë ende në vendin e fundit, pavarësisht pikës së marrë me kampionët. Pas 15 javëve kampionat ata kanë grumbulluar vetëm 14 pikë.