Nisin negociatat për zgjidhje ndërmjet kompanisë gjermane dhe Autoritetit Portual të Durrësit

506
“Një ndërmarrës gjerman nuk pranon të paguajë ryshfet. Skelën e tij në portin e Durrësit e ka zënë një kompani tjetër. Si është e mundur që kjo të ndodhë në një vend si Shqipëria që aderon të jetë pjesë e BE?”
Ka mjaftuar ky shqetësim i ngritur në një të përditshme gjermane, që Autoriteti Portual i Durrësit të ulet në bisedime me kompaninë gjermane EMS për të gjetur një zgjidhje të problemit.
Gazment Shalsi: “Kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe në kundërshtim me të gjithë ecurinë e kësaj ngjarje, ku ne si APD dhe unë personalisht kemi bashkëpunuar shumë si me kompaninë EMS, si me stivadorë për të sheshuar këto mosmarrëveshje. Pas dy-tre ditësh vjen dhe një letër zyrtare nga ana e zotit. Myler ku thotë as ju dhe as Ministri nuk më keni kërkuar ndonjëherë asnjë ryshfet”.
Kompania EMS, ka fituar kontratën e konçesionit për operimin në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit në datë 06.05.2013 dhe ka filluar aktivitetin e saj më dt 15 korrik 2013.
Sipas kësaj kontrate, kjo kompani mund të ushtrojë aktivitetin e operimit në kalatën lindore, pra të menaxhojë të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë.
Vetëm pas pak ditësh Shqipërinë e viziton kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe klima e biznesit për investitorët gjermanë do të jetë gjithashtu në fokus të bisedimeve.
Sigal