Guvernatori i BSH: Kriza greke nuk prek sistemin bankar, ekonominë po

660
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke folur për ndikime e krizës greke në vendin tonë thotë se, kriza nuk prek sistemin bankar. Sejko u shpreh se, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri me filial mëmë në Greqi përbëjnë vetëm 15% të kapitalit të sistemit bankar në vend.
“Sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar si ndaj sektorit publik grek apo sipërmarrësve grekë. Nuk ndikojnë as në mënyrë të drejtpërdrejt as në mënyrë të tërthortë. Në çdo rast jemi të gatshëm të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të garantuar stabilitet financiar dhe ekonomike të vendit”, tha guvernatori.
Sejko nënvizoi se, bankat greke që operojnë në Shqipëri janë banka me vetëfinancim dhe nuk kanë nevojë për financime nga mëmat e tyre, por Banka e Shqipërisë do të kontrollojë transfertën e parave nga bankat në Shqipëri në drejtim të Greqisë.
“Bankat shqiptare me kapital grek nuk kanë ekspozim nga filialet mëmë në Greqi. Kemi kufizuar çdo lloj transferte dhe kapitali në drejtim të mëmave të tyre. Deri tani nuk kemi pas asnjë lloj transferimi kapitalesh”, deklaroi Sejko.
Ndërsa Shqipëria është e mbrojtur nga ndikimi i krizës greke në sistemin bankar, kjo nuk do të ndodhë sa i takon ndikimit që kriza greke do të ketë në ekonominë e vendit tonë. Sejko u shpreh se, kriza mund të ndikojë në uljen e rritjes ekonomike.
“Duhet të jemi shumë të qartë mund të ndikojnë në korrektimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ky është një element që mund të ndikojë. Nëse nuk do të ketë një skenar ekstrem rritja do të jetë 2.7%”, u shpreh ai. 
Sigal