Nishani niset drejt Parisit, merr pjesë në konferencën e OKB për klimën

477
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Francës për të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në kuadër të Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike që do të mbahet në kryeqytetin francez më 30 nëntor 2015. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Presidencës.

Gjatë Takimit të Udhëheqësve organizuar me iniciativë të Presidentit francez François Hollande dhe Ministrit të Jashtëm francez, njëkohësisht President i Konventës mbi Ndryshimet Klimatike (COP21), Kreu i Shtetit shqiptar pritet të mbajë një deklaratë në emër të Shqipërisë si dhe të zhvillojë takime me homologë të pranishëm në këtë Konferencë ndërkombëtare, e cila numëron pjesëmarrjen e rreth 100 krerësh shtetesh dhe qeverish.
Sigal