Niset drejt Infektivit 55-vjeçari nga Fieri, u infektua me koronavirus nga vëllai

352
Sigal

Një 55-vjeçar nga Fieri është nisur me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Infektiv, pasi është prekur nga koronavirusi.

Panorama raporton se bëhet fjalë për vëllanë e personit të infektuar nga Dërmenasi, i cili erdhi nga Italia, ku edhe ishte prekur nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të fundit, 55 vjeçari nga Frakulla ka qenë në vetëizolim, por së fundi ka shënuar përkeqësim të shëndetit dhe e kanë transportuar drejt Infektivit.