Koronavirusi/ ‘Vendi po paguan për fundjavën e çmendur’

357
Sigal

Shqipëria po bëhet gati për të nisur një fundjavë të dytë në karantinë të plotë.

Koha është shumë e bukur, por qytetarët nuk duhet të tundohen nga ajo sepse virusi përhapet frikshëm në këto situata.

Nëse doni një ilustrim, shihni çfarë shkruan gazeta italiane Il Giorno.

Sipas saj, rajoni më i prekur është Lombardia, me mbi 22 mijë të prekur dhe mbi 2500 të vdekur.

Gazeta shkruan se ky rajon po paguan për “fundjavën e çmendur të 7-8 marsit” kur njerëzit vërshuan nëpër rrugë dhe parqe pasi ishte një ditë e bukur pranvere.

Të dhënat, që po shihen tani, janë ato të shpërthimit të virusit në atë fundjavë.

Megjithatë, ka një fije shpresë në këtë rajon, pasi niveli i infeksioneve po rritet me 10 përqind, ndërsa më parë ka qenë afër 30 përqind.