Nis seanca në Kushtetuese, mbrojtja e Metës: Disa prej gjyqtarëve shkelin parimin e paanshmërisë, 3 emërime janë bërë të njëanshme

212
Sigal

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit nuk ka shkuar në seancë, dhe është përfaqësuar nga Bledar Dervishaj. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha është shprehur se është hera e parë që shqyrtohet një objekt i kësaj natyre.

Ndërkohë që Dervishaj ka renditur argumentet mbrojtëse, që sipas tij e çojnë vendimmarrjen e Kushtetueses në paligjshmëri. Në mbrojtjen e tij, presidenti Meta thotë se Fiona Papajorgji, nuk mund të japë vendim për shkarkimin, sa kohë që është kallzuar nga kreu i shtetit për shkelje proceduriale, gjatë vendimin për 30 Qershorin.

Dervishaj: Presidenti i Republikës ka paraqitur një kërkese paraprake e cila është administruar pas nisjes së kësaj seance. Ka të bëjë me shqyrtimin që duhet të bëjnë gjyqtarët e gjykatës kushtetuese në lidhje me shkaqet, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese duhet të heqin dorë nga kjo çështje.

Çështja që prej kohës është paraqitur para kësaj trupe është jo vetëm për herë të pare por është një cështje që cënon parimet e balancimit te ndarjes së pushteteve. Krejtësisht në mënyrë të panevojshme kanë sjellë investimin për herë të tretë të GJK për një ceshtje që nuk duhet të egzistonte.

Ne trupën gjyqesore aktuale ka disa gjyqtare qe shkelin paneshmerine ne kete ceshtje. Kjo trupë gjyqesore eshte ne dieni te sulmeve qe kryeministri dhe maxhoranca ka marre drejtuar presidentit qe prej 2018. Si teatri, zgjedhjet e 30 qeshorit apo edhe emerimi i gjyqtareve te GJK

Per dy prej ketyre çështjeve është hetuar edhe presidenti. GJK është me 7 anëtarë ndërkohë që 6 prej tyre janë emëruar nga Kuvendi. Një anëtari i ka përfunduar mandati dhe po pritet gjetja e nje anetari zevendesues. Emerimi i 3 anetareve eshte bere pa patur mundesi perzgjedhje apo konkurim mes kandidateve pasi nk ka patur

Të gjithë i dimë arsyet pse GJK nuk ka ende korumin e nevojshem per emerimin e gjyqtareve. Presidenti ka vite qe denoncon aktivitetin joligjore te aktoreve. Standarti ligjor percakton qe jo vetem gjykata duhet te jete sipas ligjit por edhe anetaret e saj te jene emeruar sipas ligjit

Jemi ne 2022 emrimi i anetarit te ri nuk eshte emeruar nderkohë qe antari ka konsumuar 5 vite nga mandati 9 vjeçar që duhet të kishte anëtari i ri. Pra anëtari i ri që duhet të ishte emëruar nëse emërohet i kanë mbetur vetëm 3 vite mandat. Qëndrimi në detyre deri në zgjedhjen e nje anetari te ri nuk mund të shfrytëzohet pa kufi.

Pra në këtë mënyrë shkel parimin e balancimit të pushteteve duke qëndruar në detyrë për tej mandatit më shumë se 5 vite vë në dyshim paanshmërinë e GJK. Ndërsa emërimi i 3 anëtareve eshte bere ne nje situate teje te tensionuar mes presidentit dhe GJK.

Komisioni i Venecias e thotë qartë se emërimet e zonjës Toska, Xhaferllarit dhe Papajorgjit janë bërë në një situatë të njëanshme.