Sigal

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur serish ditën e sotme, për të protestuar për të mos lejuar prishjen e banesave dhe të pronës së tyre.

Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës. Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100 për qind për pronën e tyre, të cilën qeveria kërkon t’ua prishë me pretekstin për projektin e Unazës së Madhe.

Sot është dita e 213-të e protestës së banorëve tek Unaza e Re.