Ngjarja në Liqenin e Farkës, gjendet pa jetë 45-vjeçari, dyshimet e para

Mëngjesin e së martës një shtetas është gjetur i mbytur në liqenin e Farkës. Sipas policisë shtetasi M. D., 45 vjeç dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, u tha kështu paraprakisht në një njoftim.

I njëjti shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NOA