Nga skamja, në varfëri

326
Sigal

Analizë nga Evdal Nuri/ Varfëria dhe uria nuk po u ndahet shqiptarëve në këto 100 vite. Skamje në regjimin e Zogut, mbetëm shtet feudalo- borgjez, kur Evropa kishte kaluar në kapitalizëm. Por skamja vazhdoi dhe në Diktaturë: Në 45-vjet na thoshin, se jemi “fanarë ndriçues”, por asnjëhërë nuk e mësuam se kë ndriçuam ? Ndërtuam pa masë tynele e bunkierë dhe shanim imperializmin. Shpresa të mëdha na lindën me përmbysjen e Diktaturës. Por jemi kështu si jemi! Ishim të rinj, po plakemi e tranzicioni s’po mbaron! Mbi 60% e rinisë duan të emigrojnë, reformat kanë dështuar, krimi dhe korrupsioni mbrohen nga qeveria dhe administrata është mbushur me militant e patronazhist

 

Shqiptarët  kaluan nga ‘shiu në breshër’ nga  skamja në regjimin e Zogut ku mbetëm shtet feudalo- borgjez, kur shtetet e  Evropës kishin kaluar në kapitalizëm. Në diktaurën e Enverit  të indoktrinuar me radhët e ‘tollonave ‘ ku ushqimi ishte me racion.

Shumë vite më parë u kthye nga jashtë shtetit një student nga Franca . Gjendjen e dinte , por duke parë e duke studjuar vite jashtë kishte arritun në kongluzionin që Shqipëria kishte kaluar nga skamja në varfëri. Këtë krahasim e bënte me vendet e Evropës. Ne tani jemi më mirë se në Socializëm e ky më mirë se në kohën e Zogut na sqaroi . Me arsyetimin e tij na bindi .

1-Skamja në regjimin e Zogut

Mbetëm shtet feudalo- borgjez, kur shtetet e  Evropës kishin kaluar në kapitalizëm . Bujqësia primitive, industria krejt e pa zhvilluar . Kryesisht predominonte zejtaria . Shqipëria mbetej vendi më i varfër, më i izoluar dhe më i prapambetur në Evropë. Më shumë se 80% e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori në një vend ku vetëm 11% e tokave ishin të punueshme. Bujqësia dhe blegtoria ishin në nivel mesjetar. 60% e tokave të punueshme në Shqipëri ishin në duart e vetëm 150 pronarëve të mëdhenj. Të paktën 40% e fshatarëve ishin pa tokë dhe jetonin në varfëri të skajshme. Edhe kushtet shoqërore mbetën në nivel primitiv. Në veri ende bënte kërdinë gjakmarrja. 15% e popullsisë jetonte në qytete.Tirana në 1939 , kishte 30 mijë banorë. Nuk u investua në kanalet e ujitjes dhe në kanalizime. Kushtet e jetesës ishin të mjera. Të ushqyerit ishte i dobët, shërbimet e shëndetit publik nuk ekzistonin, njerëzit ishin të rrezikuar nga sëmundjet. Zija e bukës ishte dukuri kronike në Shqipëri. Rrugët mbusheshin me turma fëmijësh të uritur që lypnin bukë. Shqipëria kishte shkallën më të lartë të analfabetëve në Evropë, me 85%.

2-Skamja vazhdoi dhe në diktaturë

Në 45-vjet diktaturë na thoshin  , se jemi “fanarë ndriçues”, por asnjëhërë s’ mësuam se kë ndriçuam ? Ndërtuam pa masë  tynele e bunkerë dhe thoshim :”Ta provojë imperializmi  amerikan e revizionizmi sovjetik. Ne jemi shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”. Besonim e s’kishim si të mësonim më tej për botën . Edhe mendonim me atë pak informacion që kishim , se jashtë duhet më mirë , por s’na i mbante të flisnim , mbase ishim dëshmimtarë të disa dënimeve për “xhitacion e propagandë:   “ se tek ne fjala vjen ka akoma analfabetë, s’ka vaj, sheqer e tjerë. Gjithashtu na thuhesh :” Edhe bar do të hamë , por parimet nuk i shkelim , M-L nuk e tradhëtojmë , ta dinë mirë miqtë dhe armiqtë tanë”. Burimi kryesor i dijeve ishte shkolla, kurse  burim informacioni shtypi, krejtësisht të politizuar ! Duhet pranuar se dhe ne kemi qënë të indoktrinuar e i kemi shpjeguar ndofta me zell këto mësime . Kinemaja ishte dëshira jonë e madhe . Në filma, që kishte skena dashurie vriteshim për bileta . Shfaqjet ishin3-5, 5-7 e 7-9. Në ora 21 grupe njerëzish shpërndaheshin në të ftohtë në mes të dimrit . Në kohën që në ekran dilte ndonjë skenë dashurie të gjithë bërtisnin si në korr- hoou, hoou-. Ndjenja e dashurisë ishte e madhe , por mundësia  për t’a shijuar shumë e vogël. Kryesisht takimet bëheshin në gurishtet e Kalasë apo shkurret e Gorricës . Lënia e takimeve bëhesh vetëm me shenja . Para se të vendosje për t’u fejuar , duhej të mendoje mirë për gjendjen politike, ndryshe të gjente belaja , nga puna e lagja.  Gjendja ekonomike shumë e vështirë . Fillimisht u zbatua sistemi i triskëtimit në ushqim dhe  në veshmbathje me kupona , ku secila familje kishtë të përcaktuar se sa ushqime  apo veshmbathje mund të merrje në javë , apo muaj. Në vitet e para buka ishte me triskë ! “Kudo që vete , merre bukën me vete thoshim “. Transport urban s’kishte… Për të vajtur nga Lagjia Çelebi në Pazar qarkullonin disa karroca . Pazar, Çelebija, thërrisnin karrocierët. Autobuzat filluan pas viteve 60-të me ndërtimin e Kombinatit, i cili zgjidhi në një farë mënyrë varfërinë. Nuk duhet mohuar se më vonë pati një zhvillim të industrisë me vepra industriale. U ndërtuan  hidroçentrale  kombinate e një seri fabrikash që përmirësuan gjendjen në përgjithësi sociale dhe ekonomike .

 Edhe në bujqësi  u duk ndryshimi me :bonifikime , sistemi i vaditjes , hapja e tokave të reja. Këto pas” Kongesit të pestë” me parullën ;”T’u qepemi kodrave dhe maleve , t’i bëjmë pjellore si fushat. Këto ndryshime kishin lidhje dhe me ndihmën e Kinës , ku marrëdhëniet  në atë kohë ishin shumë të mira . Pas viteve 80-të u ndje përsëri kriza. Në këtë gjendje të vështirë ndikuan dhe prishja e marrëdhënieve me Kinën .Tani u zbatua sistemi i listave, apo tollonave. U caktua dita se kur do të merrje, mishin  djathin , qumështin  kafenë e tjerë. Këto të përcaktuara për familje. Në këto kushte shumë familje për të marrë dy racione bënë ndarje fiktive me prindërit !   Thuhet se 300 mijë familje shqiptare konsumonin gjysmë kilogrami mish në javë dhe po kaq djathë . Fëmijët e dinin ditën e thoshin, djathin e kemi te martën , mishin të enjten, kafen të mërkurën . Për vajgurin zihesh rradhë me gurë. Fëmijët kur shikoni  makinën e vajgurit, vraponin për të njoftuar prindërit , se erdhi guguri (vajguri  ). Nga vitet 88-90 patëm krizën e bukës, mbase merrte më i forti. Në këto kushte së bashku me fqinjin tim të mirë Rrexhep Kazazi me rrixha , por dhe me para , mundëm të siguronim dy thasë me miell. Kjo situatë e vështirë u shoqërua me vendimin e Qeverisë të asaj kohe për tufëzat dhe arzat. Edhe pula s’të linin , mbase ato konsumonin bukë ! Buka shitesh pas 24 orëve, që të mos konsumohesh shumë !  Flokët e gjatë, mjekra , minifundet, pandallonat kaoboj,  s’lejoheshin se quheshin” çfaqje të huaja .“ Të rinjtë e sotmë as e imagjinojnë këtë situatë. Edhe kur ja thua, s’të besojnë ! “Pra, hundën e kishim në qiell e b…n .në diell”.  Përfundimisht:” Socializmi tek ne, mbeti utopi, një ëndër e bukur , por e parealizueshme “.

Në 30 vjet demokraci  pothuajse 771 mijë njerëz që jetojnë në varfëri. Qeveria përveç fryrjes së administratës me militantë, mbushi postet shtetërore me njerëz të krimit dhe trafikantë droge. Qytetarët në luftë për bukën e gojës, po emigrojnë masivisht duke shpopulluar vendin . Tek shitësi i lagjes, fletorja është e mbushur me emra që marrin ushqime për t’i paguar në fund të muajit.

   3-Varfëria në 30-vjet demokraci

Shpresa të mëdha na lindën me përmbysjen e diktaturës , por jemi kështu si jemi! Ishim të rinj, po plakemi e tranzicioni s’po mbaron! Varfëria dhe uria janë çështje të rëndësishme në Shqipëri. Në Shqipëri, ka pothuajse gjysmë milionë njerëz që jetojnë në varfëri dhe kjo përfaqëson gati 15% të popullsisë. Në shkallë kombëtare, familja mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për shpenzimet e ushqimit. Megjithatë, sa më i ulët buxheti i familjes, aq më e madhe është përqindja e buxhetit që përdoret për ushqim të përditshëm. Familjet e varfëra përdorin deri në 80% të buxhetit të tyre për ushqim.  Departamenti Amerikan i Shtetit, tregon se zyrtarët publik që përfshihen në praktika korruptive nuk po ndëshkohen. Qeveria përveç fryrjes së administratës me militantë, mbushi postet shtetërore me njerëz të krimit dhe trafikantë droge. Emërimet nepotike dhe presioni politik pengoi funksionimin e pavarur të KLGJ, GJK,GJL. Grupet kriminale dhe bizneset cënuan rolin e medias, problem korrupsioni dhe zbatimi i ligjeve. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Europë e në Ballkanin Perëndimor. Ky është rezultati i raportit të publikuar nga organizata ndërkombëtare ‘Save the Children’ për vitin 2020 . Me krizën pandemike gjatë 2020 gjendja është përkeqësuar. Varfëria vazhdon .771. 000 veta  tek ne jetojnë në varfëri! Kjo mund  të barazohet me 1\4 e popullsisë. Tek shitësi i lagjes, fletorja është e mbushur me emra që marrin ushqime për t’i paguar në fund të muajit . Tek fruta perimet marrin me kokrra, tre domate, katër qepë, dy tranguj, pesë karrota, aq sa shitësi tha, që s’di si t’i peshojë  ? Pandemia  dhe tërmeti e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative ( popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë amerikan në ditë), Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-ën.

4- 60% e rinisë duan  të emigrojnë!

Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grupmoshat e tjera. Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5% e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë. Shqipëria renditet  ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Ç’ka trajtova  janë të vërteta , mbasi pjesën më të madhe të fakteve i kam jetuar !