Nga i ftohti ndërpritet mësimi në disa shkolla

545
Sigal

Mësimi rifilloi sot në të gjithë Shqipërinë, por në disa shkolla të Korçës ai u ndërpre sërish.
Shkak është bërë i ftohti dhe mungesa e ngrohjes. Në shkollat 9 -vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Naim Frashëri” mësimi u ndërpre.
Në disa shkolla të tjera është zhvilluar me orë të shkurtuara. Qeveria vendosi ta ndërpresë mësimin për dy javë, me argumentin se fëmijët rrezikoheshin nga epidemia e gripit. Por sipas opozitës, shkaku i vërtetë ishte mungesa e ngrohjes në shkolla.