Nga dhuna ndaj gruas, te kanosja me armë, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në Fier

17
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona dhe 2 të tjerë janë procedohen në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. S., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kanosur me armë gjahu, 42-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, pasi ka shkaktuar ndotje të ajrit, duke djegur disa goma automjetesh, me pretendimin se i kishin bllokuar rrugën për në pronën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.