Nesër do të lexoni/ Fuqia e dështimit duhet të mundet nga fuqia e ndryshimit

705
Qazim SELIMAJ
Oficer në rezervë
Në këtë vend më shumë se çdo gjë tjetër, dështimi e ka aftësinë të grumbullojë rreth vetes fuqi për të mundur ndryshimin. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk njihet dorëheqja si sjellje qytetare, civile e demokratike. E thënë më troç, ne marshojmë krenarë nga dështimi në dështim, duke e propaganduar si ndryshim dhe zhvillim. Bartësit e kryesorë të këtij mentaliteti janë të dështuarit kronikë, të cilët edhe kur detyrohen të pranojnë dështimin gjithnjë shkakun e gjejnë jashtë vetes së tyre, tek miku, kundërshtari apo armiku. 

Joshja pas dështimit, e kthyer në mallkim ndaj ushtarakëve në rezervë
Ushtaraket në rezervë, në pension dhe të liruar janë një ndër komunitetet më të keqtrajtuar në këtë vend. Të ndarë dhe të copëtuar në disa shoqata janë rrekur të gjejnë zgjidhje për problemet që i kanë shoqëruar përgjatë gjithë këtij tranzicioni të vështirë demokratik. Por në fund të ditës gjithherë e kanë gjetur veten të shmangur, të përbuzur, të paragjykuar dhe të dështuar. Bilanci i asaj që kanë bërë dhe fituar në rrafsh shoqëror dhe individual në këtë çerek shekulli është pothuajse i barabartë me zero. Të gjitha betejat e zhvilluara individualisht dhe kolektivisht me institucionet shtetërore, ligjvënëse dhe të drejtësisë pothuajse i kanë humbur. Dhe në këtë betejë ata që e kanë pësuar edhe pse më meritorët janë korpusi i oficerëve në rezervë dhe pension. Ky grupim social e shoqëror është i munguari i madh i reformimit, vetorganizmit dhe hartimit të strategjive funksionuese dhe veprimeve praktike demokratike në interes, jo vetëm të komunitetit, por të gjithë shoqërisë. Ai ka shfaqur dhe po shfaq mangësi në rrafshin konceptual të përditësohet me sistemin kapitalist. Koha po tregon se e ka të vështirë ta kuptojë, se jetojmë në një sistem ku treni lëviz me shpejtësi dhe, nëse nuk e kap momentin për t’u atashuar në bordin e tij, thjesht mbetesh në stacion. Para pak ditësh Gjykata Kushtetuese me një vendim “ekstra ligjor” u dha fund andrallave të ushtarakëve në rezervë dhe pritmërisë për zgjidhjen e problemeve të tyre nëpërmjet një sistemi drejtësie të reformuar. Vendimi unifikues i kolegjeve të bashkuara i Gjykatës së Lartë…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal