57 mijë lekë pension/ Nënë Beglia e tretur nga varfëria kërkon ndihmë

445
Sigal

Është 67-vjeçe, por jeta e ka rënduar. Në çdo pjesë të trupit ka gjurmë të vështirësive që ka kaluar dhe sfidave më të cilat është përballur. Beglie Lapi jeton e vetme në fshatin Mborje, shumë pranë qytetit të Korçës. Nënë e tre fëmijëve por ato sot nuk mund t’i gjenden pranë; djali ka ikur për një jetë më të mirë në Greqi por pa dokumente dhe nuk mund të kthehet të shohë nënën e cila vuan për bukë ndërsa dy vajzat njëra është në Tiranë me dy fëmijët të vegjël, tjetra në Korçë por e papunë. Pensioni prej 57 mijë lekë të vjetra nuk i del as për mjekimet dhe për të është luks të mendojë për ushqimet. “Ndihmë sociale s’kam, kam vetëm një pension 57 mijë lekë, asnjë ndihmë sociale nuk kam nga bashkia. Edhe ndihmat që erdhën tani mua nuk më dhanë. Mua më shikojnë komshinjtë, fëmijët i kam larg s’më ndihmojnë dot. Jeta ime me sinqeritet është shumë e vështirë. Kërkoj ndihmë, ju lutem të më ndihmojnë”,thotë në një denoncim në televizion.