Nëse e duam këtë vend le të ulërijmë për arsimin

676
Sigal

 

Analizë nga Prof.Dr.Zamira Çavo/ Çdo e keqe në Shqipëri vjen nga injoranca dhe këtë injorancë po e ushqen me vetëdije qeverisja 30-vjeçare postkomuniste. Reformat e dështuara në arsim zëvendësuan cilësinë me burokracinë e shkresave. Ish-ministrja e arsimit deklaron se në universitete ka rektorë me plagjaturë, anketat e studentëve tregojnë se pedagogët janë kthyer në perversa dhe ngacmojnë studentet, ndërsa në arsimin e mesëm dhe 9-vjeçarë ka mësues që nuk ja kanë idenë e lëndës që japin.

 

Nga reformat e pambarim, arsimi është në paqëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shtohen shkresat formale dhe askush, po askush ama, nuk shikon cilësinë!

 

 

Çdo e keqe në Shqipëri vjen nga injoranca. Këtë injorancë po e ushqen me vetëdije qeverisja 30 vjeçare postkomuniste! Pasi shkatërruam çdo vlerë të trashëguar nga shkolla e asaj periudhe ( ashtu sikundër shkatërruam çdo objekt e vlerë tjetër) i hymë rrugës së reformave në arsim. Këto reforma nuk kanë të ndalur. Dhjetra reforma e disa ligje! Asnjë nuk funksionon dhe gjendja e arsimit po shkon keq e mos më keq. Them “me vetëdije” se nuk ka asnjë mundësi që në 30 vite të mos bëhet progres, por vetëm regres në një fushë, e cila përcakton të ardhmen e vendit. Sot kemi filluar të ankohemi se punonjës të administratës publike nuk dinë të komunikojnë apo kanë një nivel arrogance të lartë. Shkaku? Janë gjysmakë nga arsimi! Ankohemi se nuk gjejmë dot inxhinierë apo juristë të mirë. E dini sa inxhinierë e juristë diplomohen çdo vit? Ankohemi se mezi gjenden mjekë të mirë. Po e dini sa mjekë diplomohen çdo vit? Dhe mendoni se nga njëra reformë arsimore në tjetrën gjërat vijnë duke u përkeqësuar dhe pasojat sigurisht do jenë në të ardhmen e afërt. Çfarë po ndodh me shkollën? -Sot në degët e mësuesisë ka fare pak studentë! Qeveria ka ngritur pragun e pranimit në këto degë. Në pamje të parë thuhet :” O sa masë e mirë”. Çfarë u zgjidh? Në këto degë shkojnë në përgjithësi nxënës, që mezi kapin notën mesatare për të hyrë në universitet! Dhe mendoni që shumica prej tyre e kanë arritur këtë mesatare me “presion” ose falë atyre mësuesve që janë diplomuar në këto vitet e ‘demokracisë”. Pra këto studentë tashmë do diplomohen e do shkojnë të mësojnë fëmijët e fëmijëve tanë! Kur bisedon me mësues të shkollës së mesme të thonë se sapo vjen aq më të dobët vijnë nxënësit nga cikli 9 vjeçar! Pra faji kalon një shkallë më poshtë. Por le ta analizojmë pak: Mësuesit e ciklit parauniversitar u duhet të kenë një diplomë bachelor në fushën përkatëse, pastaj një master dy vjeçar po në këtë fushë, pastaj një vit praktikë e pastaj të bëjë provimin e licensimit për t’u futuar në portali “mësues për Shqipërinë”! Pra për t’u bërë mësues duhen 6 vite shkollë, pra më shumë se i duhet një studenti të diplomohet mjek! Cili i ri apo e re do preferonte të shpenzonte kaq kohë për t’u bërë mësues? As paga, as respekti i shoqërisë për këtë profesion nuk e joshin të riun për t’u bërë mësues. Ja një arsye tjetër pse në degët e mësuesisë shkojnë në përgjithësi nxënës pa ambicje! Dhe rrethi bëhet gjithnjë e më shumë vicioz. Ka mësues që nuk ia kanë idenë lëndës që japin dhe që u mësojnë nxënësve broçkulla.

Nga një anketë e zhvilluar me  nxënës të shkollave të mesme gjatë periudhës së mësimit online, rezulton se : 51% e tyre konfirmojnë se nuk kanë zhvilluar fare mësim në disa lëndë. 67% e të anketuarve janë krejtësisht të pakënaqur nga dijet që marrin në shkollë dhe 32% kanë të paktën një mësues që nuk u shpjegon fare dhe i shtyn orët me “biseda” shoqërore!

 

Nuk besoni? Dëgjoni vetëm disa seanca mësimore në televizione e do ta besoni! Dhe mendoni që ata që dalin në TV duhet të paktën të kosniderohen më të mirët! Fatkeqësi kombëtare! Nga reformat e pambarim, arsimi është në paqëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shtohen shkresat formale dhe askush, po askush ama, nuk shikon cilësinë! Mjafton të kemi letrat korrekte po se çfarë ndodh në realitet askush nuk interesohet! Nga një anketë e zhvilluar me 340 nxënës të shkollave të mesme gjatë periudhës së mësimit online, rezulton se : 51% e tyre konfirmojnë se nuk kanë zhvilluar fare mësim në disa lëndë. 67% e të anketuarve janë krejtësisht të pakënaqur nga dijet që marrin në shkollë dhe 32% kanë të paktën një mësues që nuk u shpjegon fare dhe i shtyn orët me “biseda” shoqërore! Një mësues gjeografie në kryeqyet për një semestër të tërë u shpjegoi nxënësve vetëm ato qytete ku kishte qenë jashtë vendit! Ama ne flasim për arritje të mëdha në fushën e arsimit! S’ka më inspektoriate që dikur kontrollonin, e as kërkesa llogarie ama ka tekste të përkthyera shpesh me google translate pa marrë parasysh as kulturën tonë, e as “brumin” qe kemi ndër duar! Cilësia e dobët vjen nga universiteti – justifikohen të gjithë. Po edhe kështu është! Sepse këto problematika janë edhe në sistemin universitar: pedagogë që kanë mbaruar me mesatare 6 universitetin e më pas janë futur me “stil” në doktoratura dhe që pa asnjë kriter janë shndërruar në profesorë! Ish ministrja akuzon se ka rektorë me plagjiaturë. Po pse si kofini pas të vjelës? Po a e dini që ka pedagogë që nuk bëjnë fare mësim dhe që i vlerësojnë studenëtt të gjithë ekselentë ?? E dini që ka studentë që u thonë pedagogëve: ma plotëso pak tezën e provimit se nuk vij dot? Po cili pedagog me integritet do ta duronte një poshtërim të tillë? A ushtron dikush kontroll qoftë dhe në anën formale në dosjet e pedagogëve të emëruar anembanë universiteteve tona publike e private? Apo mjafton të kenë doktoraturë ! Arsimi çdo ditë e më shumë po rrëshqet nga duart. Politikat arsimore janë për të qarë hallin. Vetë Ministria e Arsimit ka ngecur mes politikave, që ndryshojnë çdo vit dhe individëve të paaftë që përpiqen t’i implementojnë ato pa i kuptuar! Si konkluzion nëse do vazhdojmë me këto politika arsimore, me këtë papërgjegjshmëri dhe me këtë propogandë që bëhet nesër mos u ankoni se pse injoranca e ka bërë punën e vet maksimalisht mirë!