Nëntë pushues rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, qytetarët kapen dorë për dore për t’i shpëtuar

434
Sigal

Dallgët e fuqishme në det kanë rrezikuar mbytjen e nëntë pushuesve në Shëngjin.

Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë më dorë dhe me litarë duke arritur t’i nxjerrin të gjithë të rrezikuarit një e nga një pasi ata vetë e kishin humbur betejën me detin e trazuar.

Ka qenë një moment i hidhur por në fund ka rezultuar edhe i gëzueshëm pasi u arrit të shpëtoheshin të gjithë dhe kjo falë vullnetit dhe solidaritetit të pushuesve  në këtë plazh.